E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kokainë, kanabis, lëndë eksplozive dhe armë! Arrestohen tre persona në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar 3 persona dhe ka nisur hetimet për 1 tjetër, pasi posedonin lëndë narkotike me qëllim shitjen.

Policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar lëndë eksplozive dhe armë të ftohta.

Gjatë operacionit “Penaliteti” u vunë në pranga shtetasit

-E. L., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi Cannabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale;

– R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën doza Cannabisi dhe përforcues grushti;

-A. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi Kokaine;

Ndërsa një  17 vjeçar, banues në Lushnjë po hetohet në gjendje të lirë pasi iu gjetën dhjetëra doza Cannabisi, të cilat nga hetimet e deritanishme rezulton se do t’i shiste në afërsi të shkollave të qytetit të Lushnjës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›