E Diel, 1 Nëntor 2026

Kola rinovon kontratën me Partizanin

Një nga lojtarët më premtues të Partizanit, mbrojtësi Marjus Kola ka rinovuar kontratën me klubin kryeqytetas.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Marjus Kola. Mbrojtësi 24 vjeçar konsiderohet një tjetër lojtar premtues teksa ka nënshkruar së fundmi një kontratë për 1.5 vite me të kuqtë”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Kola është aktivizuar në 7 ndeshje në kampionat këtë sezon nga trajneri Kërnaja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›