Kolegji i Evropës në Tiranë, Hasani dhe Mogherini përshëndesin studentët e parë

Rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit do të jetë “lënda” për të cilën punonjësit e rinj të administratës publike nga Shqipëria dhe i gjithë rajoni do të kualifikohen për rreth dy javë në Ministrinë e Jashtme.
“Kjo iniciativë do të shënojë rrugëtimin tuaj profesional në çështjet e Bashkimit Europian dhe bashkëpunimin rajonal. Ky Kampusi në Tiranë dhe Kolegji i Evropës do të jenë të parët në rajonin tonë në hartën e profesionistëve të BE-së”, tha Hasani.
E pranishme ishte edhe Federica Mogerini rektore, drejtorja e programit te akademisë diplomatike evropiane.
“Ky trajnim ka pjesëmarrës nga të gjitha vendet e rajonit, nga administrata e institucione të ndryshme por me një qëllim të përbashkët që është arritja e integrimit të rajonit në Bashkimin Europian dhe besoj se kjo gjë mund të bëhet vetëm duke qënë së bashku. Dhe së dyti, fitimin e njohurive, të aftësive, rritjes së kapaciteteve, krijimin e rrjeteve për ta bërë këtë antarësim të vërtetë”, tha Mogherini.
Kolegji i Evropës do të mirëpres grupin e parë të studentëve nga Shqipëria dhe rajoni në fundin e gushtit. /vizionplus.tv