E Martë, 3 Nëntor 2026

Koliqi: Kadastra ka adresuar 263 rekomandime të KLSH-së

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik shqyrtoi sot raportin “Mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e ushtruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe drejtoritë vendore të saj për periudhën 2022-2023”.

Sa i përket këtij raporti, nga KLSH, kryetarja e nënkomisionit, Emilia Koliqi u shpreh se janë adresuar 263 rekomandime për 5 drejtoritë përkatëse të Kadastrës, nga të cilat janë pranuar 213 rekomandime dhe janë zbatuar 36 prej tyre.

Po ashtu, nënkomisioni bëri me dije rekomandimet për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, për ndjekjen dhe zbatimin e tyre, si pjesë e përgjegjësive institucionale dhe të kuadrit ligjor në fuqi.

Sa i përket projektvendimit “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë të pavarur, të cilët plotësojnë kriteret formale, për auditimin e llogarive financiare për vitet 2023-2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, nënkomisioni miratoi që dy kandidatura.

Adrisa Boshnjaku dhe Fatmira Sykja, do i përcillen komisionit për Ekonominë dhe Financat, së bashku me një raport, i cili më pas do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›