E Martë, 3 Nëntor 2026

Kombëtarja kthehet në atdhe, Muçi: Zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën

Sulmuesi i kombëtares, Ernest Muçi ka folur për mediat pas rikthimit të ekipit në Shqipëri.

Lojtari kuqezi tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se gjërat mund të shkonin ndryshe.

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”, tha ai. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›