E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Probleme fizike për Uzunin, sulmuesi u stërvit i diferencuar

Përgjatë sesionit u zhvilluan ushtrime fizike, u provuan skema të ndryshme taktike, si dhe goditje standarde.

Sulmuesi Myrto Uzuni iu bashkua sot grupit përgjatë një pjese të stërvitjes, ndërsa në pjesën tjetër u stërvit i diferencuar.

Ditën e nesërme, në orën 16:30, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në orën 17:30 ekipi do të zhvillojë stërvitjen finale para ndeshjes së të martës po në stadiumin “Air Albania”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›