E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kombëtarja ngjitet 5 pozicione në renditjen e FIFA-s

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 5 pozicione në renditjen e FIFA-s.

FIFA ka publikuar sot renditjen e përditësuar, pas ndeshjeve të muajit tetor.

Kombëtarja shqiptare është ngjitur në vendin e 61-të. Sukseset ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit 2026 dhe në miqësoren ndaj Jordanisë, kanë sjellë pikë të rëndësishme për kuqezinjtë, për shkak të nivelit të lartë të kundërshtarëve.

Ngjitje rekord edhe për Kosovën, që ka fituar 7 vende dhe pozicionohet në vendin e 84-t. Kjo është renditja më e mirë në histori të përfaqësueses së Kosovës.

Sa i përket pjesës tjetër, vendi i parë mbahet nga Spanja, ndërsa Argjentina është ngjitur e dyta, duke zbritur Francën në vendin e tretë.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›