E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja nis grumbullimin më 1 qershor, programi i kuqezinjve për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht më 1 qershor grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ato ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Programi i Kombëtares nis më 28 maj, me shpalljen e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Rolando Maran, në orën 10:00. Një orë më vonë, në 11:00, trajneri Maran do të dalë në konferencën për mediet.

Seanca e parë stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet më 1 qershor, ndërsa ndeshja e parë miqësore është programuar ndaj Izraelit, më 3 qershor, në orën 20:00.

Sfida e dytë miqësore, ajo me Luksemburgun, do të luhet më 6 qershor, në orën 20:00.

Të dy takimet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” dhe biletat shiten online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›