E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja shqiptare fton talentin e Laçit (Arlind Kurti) për ndeshjet e radhës

Arlind Kurti do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21 për ndeshjen e radhës ndaj Ukrainës, e programuar të zhvillohet më 5 tetor 2026.

Futbollisti i ri është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga përfaqësuesja kuqezi U-21, duke marrë kështu një mundësi të rëndësishme për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Sfida Ukrainë–Shqipëri do të luhet në orën 15:30, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë.

Kurti synon të shfrytëzojë këtë mundësi për të treguar vlerat e tij dhe për të dhënë kontributin e tij në fanellën kuqezi.

Një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e futbollistit, i cili tashmë është gati të përfaqësojë Shqipërinë U-21 në këtë përballje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›