Komisioni kundër Dezinformimit, analistët kërkojnë pjesëmarrje më të gjerë dhe transparencë

Përfundimi i sesionit parlamentar në fund të korrikut duket sikur e ka vënë në gjumë jetën politike në Shqipëri.
Por shtatori vjen shpejt dhe kuvendit, sidomos komisionit kundra dezinformimit, do ti duhet të përballet me mungesën e Partisë Demokratike. Pa votat e saj raporti përfundimtar i këtij komisioni do të merrte 84 votat e nevojshme për t’u miratuar në parlament.
Analisti Ergys Mërtiri e gjen të pavend ngritjen e një komisioni parlametar për të luftuar ndikimin e huaj. Sipas tij janë institucionet e tjera shtetërore ato që do duhet të merren me këtë çështje. “Ka institucione të shërbimit informativ që informojnë institucionet e shtetit mbi veprimtarinë armiqësore në media” thotë Mërtiri.
Ndërsa drejtori i Akademisë së Studimeve Politike Erjon Tase tha se problemi që në nisje i këtij komisioni ishte mungesa e transparencës dhe gjithpërfshirjes. ” Nisja e këtij komisioni ishte pak e nxituar! Pati mungesë konsultimesh, madje vetë ky proces ngjalli dezinformim dhe keqkuptim nga aktorët” thotë për RTSH analisti Tase.
Por analistët ndahen tek qëllimi që ka mazhoranca me ngritjen e këtij komisioni përsa i përket ndërhyrjes në media.
Analisti Mërtiri vlerëson se duke ngritur një komision mbi kontrollin e medias, ngrihet një komision për të penguar lirinë e shprehjes. Sipas tij disa media mund të jenë armiqësore me qeverinë dhe në vend të luftojmë armikun e jashtëm luftojmë armikun e brendshëm.
Analiti Tase nga ana e tij shprehet se ka nevojë për më shumë rregullim së brendshmi. Dezinformimi nuk duhet parë se vjen vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Spas tij si në çdo veprimtari biznesi, nuk duhet të vazhdojë kjo situatë xhungle e portaleve të pa kontrolluara, apo vetëkontrolluara.
Pas themelimit të kësaj nisme nga mazhoranca, ka reaguar edhe faktori ndërkombërtar duke kërkuar përfshirjen e të gjitha palëve si dhe ekspertizë ndërkombëtare.
Gazetar Hajri Mahmutaj
/rtsh.al/