E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kompania TETE Albania u kërkon punonjësve të kthehen në punë, ofron dialog të hapur

Kompania TETE ALBANIA TUNNEL AND MINING Sh.A. ka reaguar zyrtarisht ndaj grevës që ka nisur brenda strukturave të saj që prej datës 8 tetor 2025. Sipas njoftimit, “më shumë se 45 punonjës kanë shkelur kontratat e tyre duke mos u paraqitur në vendin e punës”.

Në një thirrje të drejtpërdrejtë, TETE Albania ka theksuar se greva është e paligjshme, por gjithsesi shprehur vullnet për të menaxhuar situatën në frymën e bashkëpunimit.

“Si shenjë vullneti të mirë, TETE Albania ka informuar vazhdimisht punonjësit për shkeljet ligjore që burojnë nga ky veprim dhe u ka bërë thirrje për t’u rikthyer në punë,” thuhet në deklaratë, duke theksuar gatishmërinë e kompanisë për të dëgjuar shqetësimet dhe për të zhvilluar dialog të hapur.

TETE Albania thekson se mbyllja e këtij aktiviteti ndikon negativisht jo vetëm te 170 punonjësit e tjerë aktivë, por edhe te qindra punëtorë të kompanive nënkontraktuese, të cilët presin rifillimin e aktivitetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›