E Martë, 3 Nëntor 2026

Koncert dhe ekspozitë në Pogradec, Margin Alexander dhe Niko Tona sjellin emocione në qytetin liqenor

Të dielën (11 gusht) është mbajtur koncerti i parë për piano dhe violinë nga kompozitori i njohur pogradecar por me banim në SHBA, Margin Alexander. Pjesëza muzikore të kompozuara nga vet ai kanë sjell ëmbël nëpërmjet tingujve të pianos dhe dueteve me violinë.

“Inspirimi më vjen natyrisht, kam zhvilluar një sistem timin për t’a përkthyer në muzikë”, tha Alexander.

Pjesë e koncertit ishte dhe violinisti i njohur Eritan Kamolli i cili shpreh emocionet për ngjitjen në skenë.

“Një mbrëmje e veçantë, jo vetëm për faktin që kishim muzikën tonë të preferuar, por edhe se luhej nga 2 pogradecarët”, u shpreh Kamolli.

Në hyrje të pallatit të kulturës ku dhe u zhvillua koncerti u ekspozuan fotografi të shkrepura nga gjyshi i kompozitorit, Niko Tona.

Ndërsa natën e dytë pritet që kompozitori të performojë së bashku me një kuartet harqesh pranë publikut pogradecar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›