E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncert i orkestrës simfonike, aktiviteti nën drejtimin e dirigjentit francez Jean-Michel Ferran

Mbrëmjen e së mërkurës në sallën e madhe të koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura solli për publikun një koncert të pasur artistike me një program të repertorit klasik.

Koncerti u drejtua nga dirigjenti francez Jean-Michel Ferran, i njohur për angazhimin e tij në projekte orkestrale në kontekst ndërkombëtar. Prania e tij në këtë aktivitet erdhi si pjesë e bashkëpunimeve artistike, duke sjellë një qasje të rafinuar dhe një standard të lartë interpretimi në realizimin e programit koncertor.

“Jam shumë i lumtur që realizova edhe një herë këtë koncert me Orkestrën e Forcave të Armatosura, me këta të talentuar. Sonte mbajtëm koncertin në Tiranë, ishte veçanërisht dhe i rëndësishëm, sepse i dhamë mundësinë të luanin si solistë muzikantët e orkestrës: violina, violonçeli oboja dhe fagoti, të së bashku me kolegët e tyre në orkestër. E gjithë kjo erdhi si interpretim në mënyrë të shkëlqyer. Më pas, luajtëm një nga veprat më të mëdha të repertorit, që është Simfonia e Dytë e Schumann-it”, tha Jean-Michel Ferran, dirigjent.

Mbrëmja u hap me veprën e Joseph Haydn, një kompozim që kërkon dialog të vazhdueshëm mes orkestrës dhe solistëve. Në këtë interpretim u përfshinë katër nga instrumentistët më të spikatur të orkestrës: Xhudi Dodaj në violinë, Remino Sula në violonçel, Gëzim Toskaj në oboe dhe Erald Ibraliu në fagot.

Nën drejtimin e Ferran, orkestra arriti të nxjerrë në pah finesën dhe strukturën klasike të veprës së Haydn-it, duke theksuar kontrastet dinamike dhe karakterin bashkëbisedues të saj. Kjo pjesë shërbeu gjithashtu si një platformë për të evidentuar nivelin profesional të solistëve të brendshëm të orkestrës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›