E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncert në nder të Shpëtim Kushtës, Orkestra e RTSH dhe kori i TKOB sjellin krijimtarinë e kompozitorit në 80-vjetorin e lindjes

Orkestra Simfonike e RTSH solli  koncertin  premierë në nder  të 80-vjetorit të lindjes së kompozitorit Shpëtim Kushta, duke sjellë në skenë një përzgjedhje të veprave të tij më përfaqësuese.

Koncerti u realizua në bashkëpunim me Korin e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, duke ndërthurur elemente të traditës dhe muzikës klasike shqiptare.

Mbrëmja artistike u drejtua nga dirigjentët Gridi Kraja, Olsi Qinami dhe Dritan Lumshi, ndërsa drejtimi artistik ishte nga Lorenc Radovani. Në skenë u ngjitën edhe solistët Astrit Selita, Laura Kushta, Nina Muho, Olta Boka dhe Kamela Islamaj.

“Sigurisht që ndjehem i gëzuar sepse u realizuan ato pikat kryesore. Është një punë që u bë një vit të tërë bashkëpunimi me radion, bashkëpunimi me operën, ndjej një lloj kënaqësie sepse më duket mua që veprat u interpretuan me një nivel”, u shpreh kompozitori Shpëtim Kushta.

“Është hera e parë që interpretoj pjesë të profesorit Shpëtim Kushta. Për mua është kënaqësi i veçantë pasi në vitet e mia të studimit ka qenë pjesë e rrugëtimit tim. Ishte një pjesë që ishte premier, ishte për herë të parë dhe tingëllonte jashtëzakonisht bukur”, tha soprano Nina Muho.

“Është bërë një punë shumë fine, shumë e hollë dhe për mua ka qenë eksperienca e parë me orkestrën e radio televizionit që të drejtoja Orkestrën e Radio Televizionit. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur”, theksoi dirigjenti Dritan Lumshi.

Koncerti u mirëprit nga publiku, duke u shndërruar në një homazh për figurën dhe kontributin e kompozitorit  Shpëtim Kushta  në muzikën shqiptare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›