Koncerti i Kanye West – Artisti falënderon Shqipërinë për ngritjen e stadiumit dhe mikpritjen

Një ditë pas koncertit madhështor që dha në Tiranë, këngëtari amerikan Kanye West, i cili konsiderohet si një ndër artistët më me ndikim në muzikën moderne, përcolli një mesazh falënderimi.
Përmes platformës ‘X’ ai shkroi se falënderon kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ndërtimin e stadiumit ku ai performoi, por edhe për mikpritjen që iu bë.
Thank you Edi Rama and to all of Albania for building a stadium and welcoming me into your beautiful country
— ye (@kanyewest) July 12, 2026
Kryeqyteti shqiptar u kthye në qendër të vëmendjes ndërkombëtare mbrëmjen e të shtunës, ndërsa këngëtari i njohur interpretoi hitet e tij duke elektrizuar Tiranën, para një publiku që mbushi plot e përplot stadiumin e ndërtuar enkas për artistin.
Gazetare: Elda Lame
/rtsh.al/