E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin amerikan Kanye West

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Rama publikoi pamje nga takimi me artistin amerikan, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Gjatë vizitës, kryeministri i prezantoi Kanye West ambientet e brendshme të Kryeministrisë, duke i treguar edhe disa prej pikturave që ndodhen në institucion.

Rama shoqëroi videon e publikuar në rrjetet sociale me një nga këngët e Kanye West si dhe me pesë yje.

Reperi amerikan, i njohur edhe me emrin artistik Ye, do të mbajë koncertin në “Eagle Stadium”, një stadium i përkohshëm i ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet përgjatë aksit Tiranë–Durrës dhe që pritet të mbledhë dhjetëra mijëra fansa.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›