E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Këshilli Europian: Moment i rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit

Këshilli Europian ka reaguar pas Konferencës së fundit Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në ecurinë e procesit të negociatave për anëtarësim.

Në një seri reagimesh të publikuara në platformën “X”, Këshilli Europian nënvizon se mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian është shënuar një përparim i dukshëm, pas përcaktimit të kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1, të njohur si “Themelorët”.

Sipas njoftimit zyrtar, ky grupkapitull përfshin fusha kyçe të procesit të integrimit, si funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike që lidhen me përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian.

“BE-ja dhe Shqipëria arrijnë një moment të rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1: Themeloret.

Ky grupkapitull përfshin tema si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike”, shkruhet në reagimin e Keshillit Europian.

EU and Albania reach a milestone in accession talks, by setting closing benchmarks for cluster 1: fundamentals.

This covers topics such as the functioning of democratic institutions and public administration reform, as well as economic criteria.

More➡️ https://t.co/mRwdpGEr75 pic.twitter.com/7ytdBr2HwS

— EU Council (@EUCouncil) May 26, 2026

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›