E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2024”, ministri Igli Hasani zbardh agjendën, çfarë do diskutohet sot

Sot do të mbahet dita e dytë e Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”.

Ministri i për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka ndarë në rrjetin social Facebook momente nga dita e parë e kësaj konference, ndërsa ka zbuluar edhe diskutimet që do të jenë sot, në ditën e dytë.

Gjeopolitika në rajon dhe forcimi i diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës do të jenë çështjet kryesore që do të diskutohen.

“Mirëmëngjes me disa nga momentet e Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”, ku sot do të diskutojmë mbi gjeopolitikën në rajon dhe forcimin e diplomacisë në funksion të turizmit, ekonomisë dhe kulturës”, shkruan ministri Igli Hasani./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›