E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve/ Gjekmarkaj me ironi ndaj Peleshit: Nëse je lodhur, mbylle Kuvendin deri në pranverë

Opozita vijon me debate në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku akuzon kryetarin Niko Peleshi se po i mohon fjalën deputetëve të PD-së. Në mbledhje, deputeti Agron Gjekmarkaj me ironi i tha Peleshit se nëse është lodhur, ta mbyllë Kuvendin. Me ironi Gjeklmarkaj i tha Peleshit se po e komandojnë. “Unë mendoj se secili është përgjegjës për veten dhe për retorikën që ndërton! Ju na thoni: “Fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fol gjatë, fol shkurt, mos bëj moral, mos bëj zhurm녔 Por a është normale që nga pala tjetër të na mësojnë se si duhet të sillen deputetët? Kjo është çështje e secilit. Mos u sillni me arrogancë si edukatorë! Më bëri përshtypje në sallë një fyerje që zoti Balla bëri jashtë mikrofonit, ndërsa zonjat e PS-së, të cilat shtrembëruan fytyrën për fjalët e Bardhit, nuk e dëgjuan “aromën akustike” të metaforës së Taulant Ballës! Gjithë kohës mbani dy standarde, dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje. Nuk e kuptoj këtë çmenduri të këtyre muajve njoftime, procesverbale, dhe pastaj ikni me vrap! Meqë jeni lodhur, ju sugjeroj ta mbyllni këtë parlament deri në pranverë: pushoni, reflektoni kalon dimri, vjen pranvera, dhe pastaj shohim e bëjmë! Më vjen keq për ju, zoti kryetar, sepse po ju zhbëjnë, po ju nxjerrin në prita, po ju komandojnë nga poshtë e nga lart! Thonë që për gjashtë muaj do t’ju zënë vendin! Nuk po bëj diversion, por po konstatoj derexhenë institucionale ku jemi katandisur”, tha Gjekmarkaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›