E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve miraton listat e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë seancës plenare për votim

Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimin e listës së anëtarëve dhe anëtarëve zëvendësues të komisioneve të përhershme parlamentare.

Në mbledhje u depozituan emrat e propozuar nga tre grupet parlamentare të opozitës, ndërsa Partia Socialiste kishte paraqitur propozimet e saj në mbledhjen e mëparshme të Konferencës.

Listat u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme parlamentare.

Njoftimi: 

U mblodh Konferenca e Kryetarëve

Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës. Çështja i kaloi për miratim seancës plenare së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilat u bënë me dije në mbledhjen e mëparshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›