Konferencë për shtyp e Ministrit të Shtetit, Marko Bello Ne vijim te masave te nderrmara nga Qeveria per te goditur fenomene korruptive, krahas permiresimit te legjislacionit sipas standarteve
Konferencë për shtyp e Ministrit të Shtetit, Marko Bello
Ne vijim te masave te nderrmara nga Qeveria per te goditur fenomene korruptive, krahas permiresimit te legjislacionit sipas standarteve me te mira nderkombetare, do te doja te evidentoja disa raste konkrete te reagimit ndaj individeve te cilet abuzojne me detyren ne perballjen e tyre me qytetarin. Pra nje strategji kjo, e cila ne menyre te drejteperdrejte do te synoje te godase elementet abuzive pikerisht ne zyrat ku qytetari cdo dite kerkon sherbime nga shteti.
Vetem brenda pak javeve nga ministra te ndryshem jane ndeshkuar zyrtare te tille.
Ministria e Rendit Publik:
Ne periudhen qershor – gusht 2004 ka derguar ne organin e Prokurorise 98 kallezime penale per 97 subjekte policore nga te cilat 5 ne nivelet e larta, 25 ne nivele te mesme dhe 68 te nivelit te ulet, si dhe jane arrestuar 18 prej tyre.
Gjate kesaj periudhe sipas veprave penale te kryera ne ushtrimin e detyres jane marre masa sipas kategorive te meposhtme:
- veprime arbitrare ne ushtrimin e detyres: 11 raste; 6 te nivelit te mesem dhe 5 te nivelit te ulet;
- veprime qe pengojne zbardhjen e se vertetes: 2 raste, 1 nivel i larte dhe 1 nivel i mesem;
- shperdorim detyre: 33 raste; 2 nivel i larte, 11 nivel i mesem dhe 19 ne nivelin e ulet;
- mitmarrje: 14 raste; 3 nivel i mesem dhe 11 ne nivelin e ulet; (Perfitoj nga rasti te pershendes masen e marre per ndeshkimin e 4 punonjesve te policise te implikuar ne mitmarrje ne portin e Durresit);
- perfshirje ne trafikun e lendeve narkotike: 1 rast ne nivelin e ulet;
Permenda rastet me kryesore, te cilat jane derguar per ndjekje penale ne organet e specializuara, pa dashur te ndalem ne rastet qe lidhen me rrahje, fallsifikim dokumentash shkollore, shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, demtim me dashje, etj.
Ministria e Drejtesise:
Me urdher te Ministrit te Drejtesise jane shkarkuar nga detyra 5 permbarues te zyres se permbarimit Tirane. Motivacioni i ketyre shkarkimeve jane zvarritjet e pajustifikueshme proceduriale qe u zbuluan ne 90 dosje te ndryshme gjate kontrolleve te ushtruara per kete qellim.
Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit :
Me urdher te Ministrit jane larguar nga puna dhe jane derguar per ndjekje penale 9 punonjes te sherbimit te gjendjes civile ne 5 qarqe te vendit. Ne tre nga keto raste, sipas Prokurorise, keta punonjes kane konsumuar vepren penale te fallsifikimit te dokumentacionit. Keto masa synojne permiresimin e metejshem te sherbimit te gjendjes civile per shtetasit, si dhe te reformes qe ka perfshire kete sherbim ne teresi.
Keto jane disa nga shembujt konkrete per nje periudhe relativisht te shkurter kohore, te cilat flasin qarte per vullnetin politik dhe angazhimin konkret te Qeverise Shqiptare per te luftuar dhe ndeshkuar te gjitha aferat korruptive, perkundrejt zhurmes tashme te aktoreve te ndryshem politike. Qe ne analizen tremujore Kryeministri inkurajoi anetaret e kabinetit qeveritar, zevendesat e tyre dhe sekretaret e pergjithshem te denoncojne pa hezitim te gjithe punonjesit e administrates, te emeruar apo me status civil, per te cilet dyshohet se jane perfshire ne afera korruptive.
Gjej rastin t'i bej nje apel publik te gjithe shtetasve shqiptare qe te kontribuojne duke denoncuar cilindo punonjes qe do te kerkonte rryshfete per sherbime publike per te cilat shqiptaret paguajne taksa.
Natyrisht nje informim i tille do te ishte i manget nese nuk do te permendja angazhimin e Qeverise ne disa nisma mjaft te rendesishme, te cilat synojne rritjen e efekteve parandaluese te rasteve te korrupsionit ne te githa nivelet e administrates dhe me gjere.
Se pari, ka filluar puna per thjeshtezimin e procedurave dhe te kritereve per sherbimet publike te ofruara nga institucionet e administrates qendrore, bazuar ne studime analitike dhe ne rekomandimet e dala prej tyre.
Se dyti, po punohet per rishikimin dhe plotesimin e legjislacionit ne lidhje me konfliktin e interesave, i cili do te jete nje tjeter arritje per standartizimin e legjislacionit, si dhe caktimin e autoritetit pergjegjes per kontrollin dhe administrimin e rasteve te konfliktit te interesit.
Se treti, mbi bazen e analizave te kryera dhe rekomandimeve te dale po punohet per plotesimin e nje pakete ligjore qe lidhet me financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Te gjithe jemi deshmimtar qe ne vendin tone shume shpejt parti te vjetra apo te reja drejtohen nga zyra komode dhe moderne, ka ardhur koha qe te gjithe te japin llogari, te kontrollohen nga institucionet e pavarura, ne menyre qe edhe ato te thone fjalen e tyre dhe te gjithe zgjedhesit te njohin ne menyre transparente se si financohen partite politike.
Se katerti, si Minister per Koordinim po punojme per forcimin e bashkepunimit me institucione te rendesishme te shtetit, si Kontrolli i Larte i Shtetit, Prokuroria e Pergjitheshme dhe Inspektoriati i Larte per Verifikimin dhe Kontrolllin e Pasurive.
Gjej rastin t'i bej nje thirrje znj. Laska te vazhdoje verifikimin dhe berjen publike te pasurive te zyrtareve te ndryshem, qofshin ata ne administrate, apo politike, te cilet duhet t'i bejne te ditur publikut se si i kane vendosur pasurite e tyre gjate viteve postkomuniste.
Ne perfundim, do te deshiroja te ritheksoja edhe njehere vullnetin politik te Qeverise per te luftuar e shemtuar te korrupsionit, vullnet i cili po konkretizohet dhe do te konkretizohet edhe ne te ardhmen, me ndeshkimin e cilido te perfshire ne keto afera. Njekohesisht, zbatimi i me rigorozitet i strategjise antikorrupsion dhe planeve te veprimit per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit do te shoqerohet vazhdimisht me iniciativa te reja, ne bashkepunim te ngushte me te gjithe aktoret e perfshire realisht ne kete proces dhe me partneret tane nderkombetare.
Nga pergjigjet Ministrit të Shtetit, Bello per pyetjet e gazetareve
Pyetje:Zedhenesi i LSI-së e ka konsideruar sot te pasakte reagimin e djeshem te qeverise lidhur me kete levizje politike. Cili eshte komenti juaj?.
Përgjigje: Së pari, Zëdhënësi i Kryeministrit është në një post politik dhe si i tille ai gjithmonë shpreh qëndrimet politike të Kryeministrit që është njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Socialiste, partisë së mazhorancës.
Së dyti, personi që përmendët dhe që përflitet si zëdhënës i një lëvizjeje politike është nënpunës v civil, aktualisht specialist në drejtorinë e Shëndetit Parësor prane Ministrise se Shtendetesise. Si i tillë ai ka shkeliur rëndë ligjin mbi etikën në Administratën Publike që ndalon ndalon kategorikisht implikimin e nënpunësve civilë në deklarata publike për arsye politike, aq më pak të jete drejtues në forca politike. Ndaj dhe pretendimi i ngritur nga ky i ashtuquajtur zëdhënës është qesharak.
Pyetje: Ju thatë se do të verifikoni burimet e financimit të Partive Politike. Cfarë rruge do të ndiqni për realizimin e kësaj nisme, pasi dihet se legjislacioni shqiptar nuk krijon hapësira për këtë gjë, edhe pse kjo është një kërkesë edhe e ndërkombëtarëve?.
Përgjigje:Më lejoni të sqaroj që është bërë një studim nga Njësia Antikorrupsion, në Këshillin e Ministrave. Studimi ka përfunduar dhe në bashkëpunim me faktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile po punohet për të bërë një ligj, pasi aktualisht ne nuk kemi një institucion i cili të kontrollojë financimin e partive politike. Pra, me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka të drejtë të kontrollojë financimin e partive, ndaj është e domosdoshme që ligji që do të dalë të përcaktojë edhe kush do të jetë institucioni që do të kontrollojë këto financime për partitë politike. Të gjithë duhet të japin llogari në këtë vend demokratik.