E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt me armë në Kamëz, plagoset 25-vjeçari

Mikel Xhetani, 25 vjeç ka mbetur i plagosur pas një konflikti me armë në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55. Siç mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Xhetani është konfliktuar me një person tjetër në afërsi të një banke të nivelit të dytë dhe si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur në këmbë.

I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›