E Martë, 3 Nëntor 2026

Konflikt për parkimin në Sarandë/ Goditën 54-vjeçarin, shoqërohen disa turq, arrestohet njëri prej tyre

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin turk Hasan Dembiras, 26 vjeç lindur në Turqi dhe banues në Kosovë, si autor që ka goditur 54 vjeçarin Adriatik Mollanji mbrëmjen e së enjtes në një  konflikt të dhunshëm.

Ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti për parkimin, kur një grup shtetasish turq, u konfliktuan me 54-vjeçarin Adriatik Mollanji.

Gjatë konfliktit, Mollanji është shtyrë dhe është rrëzuar në tokë duke u dëmtuar në pjesën  e pasme të kokës. Ai mori mjekimin në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi grupin e të rinjve turq në komisariat ku pas hetimeve, arrestoi njërin prej tyre./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›