E Martë, 3 Nëntor 2026

Konflikti Izrael-Iran/ Ministria e Jashtme: Autoritetet larguan pesë shqiptarë nga Izraeli, pritet të kthehen në Shqipëri

Pesë shtetasit shqiptarë, të cilit ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, do të kthehën së shpejti në Tiranë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tha se dërgimi I tyre në Egjipt, ku janë aktualisht, u mundësua nëpëmjet ambasave në Tel Aviv dhe Kajro.

“Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.” 

Pesë shtetasit shqiptarë ndodheshin në Izrael, që prej nisjes së konfliktit mes Tel Avivit dhe Teheranit të premten. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Po ashtu, Tirana zyrtare ka shprehur shqetësimin për konfliktin e nisur në Lindjen e Mesme.

Të hënën, ministri Hasani, nga ministeriali i procesit të Bashkëpunimit Rajonal të Europës Juglindore, apeloi për vetëpërmbajtje dhe zgjidhje të qëndrueshme politike mes Tel Avivit dhe Teheranit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›