E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ambasada amerikane në Irak thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga rajoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.

Në një paralajmërim zyrtar, ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen menjëherë nga vendi.

“Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në dritën e kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Paralajmërimi vjen në një moment kur Iran ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave amerikane në disa vende të rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›