E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet, bujqësia në Lezhë përballet me krizë

Lufta në Lindjen e Mesme po sjell pasoja edhe në sektorin e bujqësisë në Lezhë. Rritja e çmimit të naftës, plehrave kimike dhe inputeve bujqësore për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ka vënë në vështirësi fermerët lezhjane në këtë periudhë, e cila përkon edhe me kohën e mbjelljeve të pranverës.

Në Zadrimë, një ndër zonat me rendiment të lartë në bujqësi, të paktë janë fermerët të cilët po e punojnë tokën. Ata thonë se “kostoja është rritur me 30 deri në 40%, çka është e papërballueshme për ta. Në këto kushte, ata kërkojnë mbështetje institucionale”.

Përballë rritjes së çmimeve, të shumtë janë fermerët të cilët kanë nisur të heqin dorë nga bujqësia, duke i lënë tokat pa i punuar, çka e dëshmojnë edhe pamjet e fokusuara në zonën e Zadrimës në Lezhë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›