E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konkurrenca në tregun e BE-së, bizneset shqiptare në sfidë

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pritet të ndikohen më shumë nga hyrja në tregun e përbashkët europian.

Përfaqësues dhe eksperti i sipërmarrjes e politikave të fushës, Alban Zusi, e identifikon këtë si aspektin më të dukshëm të anëtarësimit për sipërmarrjet.

“…dhe në atë moment, produktet do të fillojnë të futen pa doganë dhe bizneset shqiptar do e ndjejnë veten para konkurrencës, të papritur. Në atë moment, inspektimet nga BE-ja do të fillojnë të vijnë për të parë standartet dhe ata që nuk i kanë do të mbyllen derisa ti bëjnë dhe bizneset shqiptare do të jetë përsëri të papërgatitura, ndoshta një pjesë, veçanërisht të voglat dhe të mesme, veçanërisht biznesi prodhues”, tha eksperti Zusi.

Bizneset shqiptare për ballë konkurrencës së papritur dhe kontrollit të standarteve. Sidomos për këto sipërmarrje në këtë moment ka rëndësi informimi mendon Zusi.

“Bizneset e mëdha do të jenë më të përgatitura dhe mund të kenë një fleksibilitet më të shpejtë për tu përshtatur, por ato të vogla dhe të mesme do të kenë problematika për tu përshtatur. Në këtë kontekst, duhet që sa më shpejt atyre t’ju bëhet e ditur se çfarë duhet të bëjnë, cilat janë standartet që duhet të arrijë dhe cila është mbështetja që duhet ti japë qoftë Qeveria shqiptare qoftë me fondet e Bashkimit, sepse ka fonde të posaçme të BE-së për të bërë këtë përshtatje, thekson eksperti Zusi.

Një shumicë kapitujsh kanë tashmë afate në pozicionet negocuese Shqipëri-BE duke paraprirë rregullimin e prodhimit dhe tregtisë në territorin shqiptar, me anëtarësimin në BE.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›