E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konsultime për datën e zgjedhjeve/ Osmani takon krerët politikën, opozita: Dakord për çdo datë!

Pa liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mblodhi në një takim krerët e partive opozitare.

Në fokus ishte konsultimi për datën e zgjedhjeve.

Takimi mbaroj për pak minuta, ndërsa krerët e partive opozitare e quajtën të drejtë dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.

Ata shprehën dakordësi për cilëndo datë që presidentja do të caktoj për zgjedhjet e ardhshme.

Opozita i qëndroi në krahë Osmanit, por asnjëra prej tyre nuk u mblodh për t’i siguruar asaj 30 nënshkrime në garën për kreun e  ri të shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›