E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja në Gjirokastër

GJIROKSTËR- Një farmaciste nga Gjirokastra është proceduar në gjendje të lirë për kontrabandë ilaçesh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia.

Grupi hetimor po kryen verifikimet për veprimtarinë e 58-vjeçares. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›