Kontrabandoi veshje nga Greqia me vlerë 100 mijë euro, arrestohet shoferi i autobusit

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Goditet një tjetër rast i kontrabandës.Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.
Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.