E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle me dron në Shkodër, ndëshkohen 13 shoferë për shkelje të rrezikshme në trafik

Shërbimet e Policisë Rrugore në Shkodër kanë shtuar kontrollet dhe monitorimin në akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë monitorimeve të vazhdueshme, të kryera edhe me dron, në rrugët “Shkodër–Hani i Hotit” dhe “Koman–Shkodër”, janë konstatuar 13 drejtues automjetesh duke kryer shkelje me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente. Ata janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.

Policia thekson se parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimi në gjendje të dehur, përbëjnë ndër shkeljet më të rrezikshme për jetën e përdoruesve të rrugës.

???? Policia Rrugore e Shkodrës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë me intensitet. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›