Kontrolle në Tiranë për parandalimin e zhurmave gjatë natës, gjoba deri në 3 milionë të vjetra për bizneset

Policia e Tiranës ka nisur kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike.
Komisariatet në varësi të DVP Tiranës ka nisur zbatimin e një plani të posaçëm për monitorimin dhe matjen e nivelit të zhurmës në lokale apo ambiente që gjenerojnë muzikë të lartë, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Policia njofton se matjet po kryhen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike për kontrollin e ndotjes akustike.
Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit.
Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtij subjekti është vendosur një masë administrative me gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranës fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të ndotjes akustike përmes numrit të telefonit të vënë në dispozicion./vizionplus.tv