E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolle të miturve për lëndë piroteknike/ Policia kontrolle paraprake fëmijëve të dyshuar për lëndë plasëse

Policia ka nisur kontrollet ndaj të miturve në rrugët e kryeqytetit. Ata dyshohen se mbajnë me vete mjete pirotenike, të cilat më pas i hedhin në drejtim të efektivëve në protestë.

Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se kishte arrestuar një 24-vjeçar, i cili dyshohet se furnizonte protestuesit me mjete piroteknike.

Gjatë kontrollit atij iu gjet një sasi e madhe mjetesh piroteknike në banesë, vlera e të cilave sipas përllogaritjeve arrinte në  40 mijë euro./abacnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›