Kontrolli mjekësor bazë- Në Kukës mbi 500 check up-e të realizuara në një muaj

Në qendrat shëndetësore të bashkisë Kukës është shtuar ndjeshëm numri i vizitave për kontrollin mjekësor bazë që ofrohet pa pagesë për grupmoshat 35-70 vjeç.
Drejtori i FSDKSH Hasan Halilaj bën të ditur se janë mjekët e familjes së bashku me stafin e bluzave të bardha, që fal ndërgjegjësimit, ka arritur të ketë një shifër në rritje të qytetarëve që kryejnë “Check-Up” falas.
“Kontrolli bazë ka 2 vite që ka pasur një rritje. Check up-i në Kukës, Tropojë e Has është në nivelin 109%”, tha ai.
Gjithashtu po funksionon njësia e lëvizshme e programit të kontrollit mjekësor, të cilat sipas një kalendari të caktuar, mbulojnë të gjitha fshatrat larg qendrave shëndetësore.
“Çdo ditë pranë mjekut të familjes janë kabinetet e përcaktuara dhe makina lëvizëse në ato vende ku nuk ka kabinet për check up-it që qytetarëve t’u jepet ky shërbim falas dhe të mos kemi rënie të personave që duan të bëjnë check up-in”, shtoi ai.
Bluzat e bardha apelojnë për rëndësinë e kontrollit periodik, që i vlen ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të komplikacioneve, si rezultat i kapjes në kohë të sëmundjeve.
/RTSH/