E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrollohen motorët e ujit në Durrës, verifikohen subjektet që disponojnë mjete motorike ujore

Incidentet e ditëve të fundit në lidhje me mjetet sportive ujore Jet Ski kanë bërë që në Durrës struktura Task Forcë të dalë për kontrolle në terren.

Këtë vit janë 10 vendbazime në total për mjetet sportive ujore, nga 8 që ishin vitin e kaluar.

“Do të ketë kontrolle gjatë gjithë verës, jo vetëm për këto mjete, por për gjithçka tjetër”, tha koordinatori i Task-Force, Oltsen Gripshi.

Në plazhet e Durrësit janë miratuar 190 persona të licensuar nga federata e vrojtuesve të plazhit të cilët do të duhet të monitorojnë pushuesit gjatë gjithë verës. Ndërsa ata që zënë hapësirat publike do të ndëshkohen sipas ligjit.

Katër vendbazimet kryesore për mjetet motorike ujore ndodhen në plazhin e madh të Durrësit, një tjetër në zonën e Currilave, ndërsa pjesa e mbetur është te Shkëmbi i Kavajës dhe në Gjirin e Lalzit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›