E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korçë – Sherr me thika në lokal, dy të plagosur dhe disa të arrestuar. Ngjarja për motive të dobëta

Një konflikt i dhunshëm mes dy grupe personash ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal pranë parkut të qytetit të Korçës, duke përfunduar me dy të plagosur. Sipas burimeve, përplasja ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta dhe thikave. Të lënduarit, u transportuan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në Komisariat disa prej të përfshirëve në konflikt, ndërsa deri tani raportohet për më shumë se 8 persona të arrestuar. Gjithashtu janë shoqëruar edhe individë të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në sherrin masiv.

Gazetare: E. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›