Korçë- Rama ndan pamje nga parku i mbushur plot me pushues

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky park, i mbushur plot pushues. Parku i Korçës me një shtrirje prej 100 mijë metrash katrorë, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë.
Parku, i ndodhur në veriperëndim të qytetit, është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.
Falë investimit për rehabilitimin e tij, kjo pjesë e gjelbër e Korçës u shndërrua në një park model me standarde europiane, me qëllim që të jetë sërish dhe vetëm në funksion të qytetarëve.
/rtsh.al/