E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce rinis mesimi ne shkollat e mesme e 9-vjecare

KORCE- Ne rrethin e Korces do te rihapen sot shkollat e mesme dhe 9 vjecare te cilat pezulluan mesimin per shkak te motit te ftohte.

Duke u nisur nga rritja e temperaturave dhe stabilizimi i kushteve klimaterike Drejtoria Arsimore Rajonale e Korces njoftoi se rinisja e mesimit do te vijoje ne oren 0900 te mengjesit te sotem ne 88 shkolla.

Te premten 24137 nxenes nuk zhvilluan mesimin. Drejtoria Arsimore Rajonale urdheroi mbylljen e shkollave per nje afat te papercaktuar pasi nxenesit zhvillonin mesimin me ore te reduktuara dhe ne mungese te kushteve te ngrohjes.

Gjate dites se sotme temperatura me e ulet ne Korce do te arrije deri ne -5 grade Celcius qe do te shenohet sot ne mengjes ndersa maksimalja ne 0 grade Celcius.

Deri ne mesin e javes do te kete nje rritje te temperaturave te cilat do te shoqerohen me reshje shiu e bore te marten e te merkuren. Ndersa te enjten do te kemi serish nje ulje te temperaturave deri ne -7 grade dhe te premten deri ne -9 grade Celcius.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›