E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut ka testuar raketa strategjike lundruese, raportoi të martën agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, pas një prove të raketave lundruese të afta të mbajnë municione thërrmuese.

Testi, i cili u zhvillua dje, lejoi “të përsoset aftësia për të kryer një sulm vertikal kundër një objektivi, duke përmirësuar manovrimin në fazën përfundimtare fluturimin e raketës lundruese”, shkroi KCNA.

“Koka luftarake me madhësi mesatare, e montuar në një raketë lundrimi, është e aftë të shndërrojë një sipërfaqe prej pesë deri në gjashtë hektarësh në hi me fuqinë e saj maksimale”, sipas të njëjtit burim.

Një zyrtar i Koresë së Veriut tha se testi u krye “sepse forcat tona të armatosura duhet të mbrojnë sigurinë e vendit dhe të pengojnë kërcënimet e të gjitha llojeve”.

Ndryshe nga testet e raketave balistike, testet e raketave me kruiz nuk janë të ndaluara në Phenian .

Koreja e Jugut nuk njoftoi për stërvitjet e Koresë së Veriut, as para të dielës dhe as dje të hënën.

“Nëse do të vazhdojmë apo jo me njoftimet, varet nga një vlerësim i thelluar ushtarak, i cili merr në konsideratë mbrojtjen e aseteve dhe aftësive të mbikëqyrjes dhe zbulimit, sigurinë operacionale dhe faktorë të tjerë”, u tha gazetarëve të hënën Jang Do-yang, një zëdhënës i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Koresë së Jugut.

“Forcat tona të armatosura nuk i njoftojnë të gjitha lëshimet nga Koreja e Veriut”, përmblodhi ai.

Koreja e Veriut ka kryer disa teste armësh në javët e fundit, duke përfshirë dronë nënujorë, raketa hipersonike dhe municione thërrmuese.

Lajme të Sugjeruara

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›