E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korreshi futet në sallë dhe shtanget ndërkohë që opozita braktisi seancën/ Balla e ironizon: Ikën ata, s’e ke marrë vesh akoma?

Opozita edhe këtë seancë ka zgjedhur që të largohet dhe braktisë punimet, ndërsa fjalën e kishte marrë kreu i grupit të PS Taulant Balla. 

Ndërsa Balla po fliste, deputeti i PD Saimir Korreshi futet në sallë dhe shtanget në një moment kur nuk shikon kolegët në karrige. 

Balla i është kthyer me ironi duke i thënë se “është marrë vendimi, nuk e di akoma ti?”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›