Korrupsion me banesat sociale, dënohen me 5 vite e 8 muaj burg tre ish-zyrtarët

TIRANE, 29 prill /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë shtatë të pandehurit e çështjes së procedimit penal Nr. 11 të vitit 2023 në ngarkim të ngarkim të të pandehurve Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj.
Vendimi është dhënë sot, pas pretencës së SPAK, ndërsa janë dënur me burg tre nga shtatë të pandehurit e kësaj çështjeje. Për katër personat e tjerë, dënimi iu konvertua në shërbim prove nga dënimi i mbetur, me masa nga 1 deri në 4 vite me kusht.
Në vendim thuhet se “GJKKO dënoi me 2 vite e 4 muaj burg Gëzim Sylaj, 1 vit e 4 muaj burg Vasil Karasaliun dhe 2 vite burg Viola Memën dhe me 2 vite Behare Luzin. Sipas vendimit, thuhet që shtatë të dënuarit morën gjykim të shkurtuar dhe iu ul dënimi me 1/3-n”.
Hetimet ndaj të pandehurve Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj kanë nisur nga viti 2023.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 33, datë 28.04.2025 vendosi deklarimin fajtorë”, thuhet në vendim.
SPAK dërgoi për gjykim në 31 dhjetor të vitit të kaluar grupin e personave që kishin ngritur këtë skemë korrupsioni, duke marrë ryshfet në këmbim të dhënies së banesave sociale në zonën e Spitallës në Durrës.
/r.e/a.f/