Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit

TIRANË, 12 mars /ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Ajo theksoi se, Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit.
Kos zbuloi se në diskutimet me Hoxhën, fokusi ka qenë te objektivat për sundimin e ligjit.
Sipas saj, është e nevojshme të zbatohen këto objektiva në mënyrë që të ruhet ritmi në negociata.
“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo vjen me pritshmëri të larta. Tani po vazhdojmë me diskutimet mbi objektivat e përkohshme për sundimin e ligjit”, theksoi Kos.
“Së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, theksova nevojën për një zbatim të besueshëm të këtyre objektivave për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin në negociatat për anëtarësim”, u shpreh Kos.
“Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur standardet e BE-së në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe demokracinë”, përfundoi Kos.
1 nga 2Albania is currently a frontrunner in the EU accession process. That comes with high expectations.
We are now progressing with discussions on the interim benchmarks on rule of law.
With Foreign Minister @HoxhaFer, I highlighted the need for credible implementation of the… pic.twitter.com/OnxJX26BRm
— Marta Kos (@MartaKosEU) March 11, 2026
/gj.m/a.f/