E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Kosova i heton vetë sulmet”, BE: Serbia e ka detyrim pa kushte të bashkëpunojë

Zedhenesi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se policia e Kosoves ka mandatin për të hetuar sulmet që i janë bërë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ndërsa Serbia e ka detyrimin të bashkëpunojë, pa kushte.

Ai i bëri këto deklarata teksa është pyetur për dëshmitë e fundit të publikuara nga autoritetet e Kosovës lidhur me sulmin.

Stano ka përsëritur gjithashtu se BE-ja është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, për një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›