Kosova me tri risi në listë, Foda bën gati Dardanët për dy finalet

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të muajit nëntor në UEFA Nations League. Në listën e publikuar janë përfshirë 27 lojtarë, ndërsa vëmendjen e tërheqin tri prurje të reja: Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi.
Një nga emrat më interesantë është Enis Rexhepi, sulmuesi 18-vjeçar që aktivizohet në Gjermani me të rinjtë e Stuttgartit dhe që më parë ishte pjesë e ekipeve të moshave të Shqipërisë. Ftesa e tij përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në karrierën e talentit të ri.
Për herë të parë me përfaqësuesen A është ftuar edhe mbrojtësi Lindrit Kamberi, kapiten i Zyrihut, ndërsa Bleon Kurtulus, qendërmbrojtësi i Malmos, është një tjetër alternativë e re për repartin defensiv të Dardanëve.
Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor do të luajë në transfertë ndaj Republikës së Irlandës.
Reklamë
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Dardanët renditen në vendin e dytë të grupit me pesë pikë, po aq sa Irlanda. Austria kryeson me tetë pikë, ndërsa Izraeli mban vendin e fundit me dy pikë. Dy sfidat e nëntorit do të jenë vendimtare për objektivat e Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Lista e Kosovës:
Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj.
Mbrojtës: Lumbardh Dellova, Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Ron Raçi, Bleon Kurtulus, Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni, Milot Avdyli.
Mesfushorë dhe sulmues: Ermal Krasniqi, Veldin Hoxha, Erblin Osmani, Dion Kacuri, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Valmir Matoshi, Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Enis Rexhepi, Vedat Muriqi.