Kosovë – Rohde: Të papranueshme sulmet ndaj Gjykatës Supreme

PRISHTINË, 16 korrik/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar ndaj qendrimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës kundrejt vendimit të Gjykatës Supreme që shfuqizoi vendimin e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me arkat fiskale.
Rohde tha se sulmet ndaj gjyqtarëve individualë pas marrjes së aktvendimit janë të papranueshme, duke mbështetur kështu deklaratën e mëhershme të, Aivo Orav.
“Mbështetje e plotë për qëndrimin e Ambasadorit të BE-së! Sulme të tilla kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme.Është më e pakta që i duhet këtij vendi në këtë situatë politike tashmë të vështirë”, ka thënë Jorn Rohde.
/KosovaPress/