E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- Dështon zgjedhjen e presidentit, LVV i drejtohet Kushtetueses

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e ri, pasi seanca e parashikuar nuk arriti të zhvillohej për shkak të mungesës së kuorumit. Deputetët e pranishëm nuk ishin të mjaftueshëm për të vazhduar procesin, duke e lënë vendin pa një zgjidhje institucionale në këtë fazë të rëndësishme.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si forca kryesore politike në pushtet, ka njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim mbi situatën e krijuar. Lajmin e bëri me dije  kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, shkroi ajo, teksa theksoi se për ketë është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Sot (5 maj) është afati i fundit kur Kosova duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›