E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ I dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë, arrestohet në person

KOSOVË-Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndaluar një person, nën dyshimin për përfshirje në sulmin terrorist të 24 shtatori 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bëhet fjalë për Stefan Raduloviçin, i cili ishte në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale, i dyshuari është arrestuar nga Policia në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Ai është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit. Sipas njoftimit, i arrestuari dyshohet  për kryerjen e veprave penale: “kryerja e veprës terroriste” dhe “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›