E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Turqi për biletën e Kupës së Botës, Begaj mesazh mbështetës për “Dardanët”

Kosova do të përballet me Turqinë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për 90 minuta dy përfaqësueset do të përballen mes tyre, ku vetëm njëra do të presë biletën për t’iu bashkuar më të mirave të botës në Kampionatin botëror.

Pak para fillimit të sfidës Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë një postim në mbështetje të përfaqësueses së Kosovës.


Begaj shkruan se sonte “Me zemër jemi në Prishtinë” teksa shton “Forca Kosovë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›