E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimin e naftës

PRISHTINË, 3 prill /ATSH/ Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten (sot, 3 prill) në seancë të jashtëzakonshme. Kërkesa është shtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkrahje të deputetëve të partive të tjera opozitare, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i një rezolute “për rritjen e çmimeve të naftës, mungesës së ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në koston e jetës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit”.

Seanca do të mbahet prej orës 11:00, njoftoi Kuvendi i Kosovës.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›