E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosovë/Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit

Presidenca e ka konsideruar urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit.

Në një reagim, një ditë pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Kushtetueses, Presidenca ka thënë se në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve.

Theksohet se zvarritja e deritanishme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›